Chelsea refuzohet për dyshen e Juventusit

  • 19 July 2018 - 14:43
Chelsea refuzohet për dyshen e Juventusit

Juventusi e ka refuzuar ofertën e Chelseat për Daniele Ruganin dhe Gonzalo Higuanin, e cila besohet të ketë qenë rreth 90 milionë euro.

Trajneri i ri i Chelseat, Maurizio Sarri, ka punuar më parë me të dy lojtarët, dhe gjatë kësaj vere ai kërkon që t'i ketë në skuadrën e tij të re.

Juve e vlerëson Ruganin rreth 40 milionë euro, ndërsa për Hugainin i dëshiron së paku 60 milionë euro.


(Kosova Sot)