Ja ku mund t’i blini fanellat e reja të Kombëtares së Kosovës, ky është çmimi i tyre

  • 19 July 2018 - 15:17
Ja ku mund t’i blini fanellat e reja të Kombëtares së Kosovës, ky është çmimi i tyre

Nëse dëshironi t’i blini fanellat e Kombëtares së Kosovës, atëherë ekziston mundësia që t’i porositni ato në formën online. Sponzori kryesor i fanellave, Fourteen, i ka vendosur fanellat në dyqanin e saj online.

Dhe nga tani mund të porositen përmes internetit. Ato fillojnë të shpërndahen nga 20 gushti.

Një fanellë kushton 77 euro, numri dhe emri kushtojnë 20 euro, ndërsa transporti 17 euro.

Image

 

(Kosova Sot)