Sanchezit ia lëshojnë vizën, mund të udhëtojë drejt SHBA-së

  • 19 July 2018 - 20:38
Sanchezit ia lëshojnë vizën, mund të udhëtojë drejt SHBA-së

Autoritetet amerikane ia kanë lëshuar vizën sulmuesit ë të Manchester Unitedit, Alexis Sanchezit, i cili tani mund të udhëtojë drejt SHBA-së për t’iu bashkuar bashkëlojtarëve në turin parasezonal.

Sanchez, i cili në shkurt e pranoi dënimin me 16 muaj burg me kusht për mashtrime tatimore, e humbi fillimin e turit në SHBA sepse iu refuzua viza.

Sot, Unitedi njoftoi se kilianit i është dhënë viza për të udhëtuar drejt SHBA-së.

Sanchez, 29-vjeçar, do t’i bashkohet skuadrës pas ndeshjes të së premtes kundër Club America.

Kiliani e postoi një fotografi në Instagram ku shihet duke u stërvitur në Manchester, e cila pati këtë përshkrim: “Stërvitja e fundit në Manchester, së shpejti në” pranë një flamuri amerikan.

 

 

(Kosova Sot)