Prishtina e kërkon kualifikimin në kohën shtesë kundër Fola

  • 19 July 2018 - 21:10
Prishtina e kërkon kualifikimin në kohën shtesë kundër Fola

Prishtina ka barazuar pa gola me Fola Esch në ndeshjen e kthimit në rundin e parë kualifikues për Evopa Ligë, dhe tani detyrohet ta kërkojë kualifikim tutje në kohën shtesë.

Prishtina dhe Fola luajtën baras 0-0 në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, rezultat me të cilin kishte përfunduar edhe ndeshja e parë në Luksemburg, dhe si pasojë fituesi duhet të përcakohet në kohën shtesë dy herë nga 15 minuta.

Në rast se rezultati mbetet i njëjtë edhe në kohën shtesë, atëherë penalltitë do ta përcëktojnë fituesin.

Në një pjesë të parë me shumë ndërprerje dhe të dominuar nga mysafirët në fillim, ishte Prishtina që pati rastet më të mirë për shënim dhe një donim të lehtë në fund të pjesës së parë.

Abdul Khalid e pati rastin më të mirë deri në ato momente kur dy minuta para fundit nuk ia doli ta qëllonte portën edhe pse i papenguar në vijë të 16-metershit.

Krejt në fund të pjesës së parë Meriton Korenica e huqi portën nga rreth pesë metra largësi.

Në pjesën e dytë, nënkampionia e Kosovës u tregua skuadër më e mirë dhe më e organizuar në fushë.

Korenica përsëri pati një rast të mirë, rreth 15 minuta para fundit, ai goditi me kokë, por tentimi i tij u prit nga portieri kundërshtar.

 

 

(Kosova Sot)