Zyrtare: Alisson i bashkohet Liverpoolit, thotë të jetë i lumtur

  • 19 July 2018 - 23:56
Zyrtare: Alisson i bashkohet Liverpoolit, thotë të jetë i lumtur

Liverpooli edhe zyrtarisht ka njoftuar se e ka transferuar Alisson Beckerin nga Roma për një shumë rekord botëror për portier, 75 milionë euro.

Alisson ka nënshkruar kontratë afatgjate me Liverpoolin dhe ka thënë se është shumë i lumtur.

Liverpooli njoftoi në Twitter se e ka transferuar portierin brazilian nga Roma, i cili ka folur për Liverpoolfc.com.

“Jam shumë i lumtur. M’u bë ëndrra realitet ta vesh këtë fanellë prestigjioze të një klubi kaq të madh që është i mësuar të fitojë gjithmonë”, ka thënë Alisson.

Ai thotë se kalimi në Liverpool është hap i madh në karrierën e tij.

 

(Kosova Sot)