Dëshpëron Prishtina, eliminohet nga Liga e Evropës

  • 20 July 2018 - 08:50
Dëshpëron Prishtina, eliminohet nga Liga e Evropës

Visar Bekaj shkëlqeu, por fati nuk ishte në anën e bardhekaltërve këtë herë

"U desh ta mbyllim ndeshjen më përpara, pra gjatë ndeshjes. Në kohën e penalltive të gjitha gjërat u kthyen kundër nesh dhe dështuam. Uroj futbollistët që e dhanë më të mirën dhe kështu e ka futbolli", ka thënë pas ndeshjes trajneri i Prishtinës, Mirel Josa 

P rishtina ka lëshuar një rast të artë për të hapur një faqe të re të historisë së futbollit të Kosovës, pasi nuk ka arritur të kalojë në rrethin e dytë të garave në Ligën e Evropës. Skuadra kryeqytetase është mposhtur në ndeshjen kthyese të rrethit të parë të Ligës së Evropës, nga skuadra e Fola-s dhe atë pas ekzekutimit të penalltive, pasi koha e rregullt u mbyll pa fitues me rezultat 0:0. Të kujtojmë edhe ndeshja e parë e zhvilluar para një jave në Luksemburg ishte mbyllur me rezultat të barabartë 0:0. Ky rezultati konvenonte Prishtinës dhe skuadra bardhekaltër u mundua ta shfrytëzojë këtë përparësi, por nuk ia doli. "U desh të mbyllim ndeshjen më përpara, pra në kohën e rregullt. Nëkohën e penalltive gjitha gjërat u kthyen kundër nesh dhe dështuam. Uroj futbollistët që e dhanë më të mirën dhe kështu e ka futbolli", ka thënë pas ndeshjes trajneri i Prishtinës, Mirel Josa.

Ndeshje e baraspeshuar

Sa i përket ndeshjes, të dyja skuadrat kanë zhvilluar një ndeshje të matur duke mos u lëshuar shumë në aventura, pasi një gol i shënuar nga cilado skuadër thoshte edhe kualifikim kështu që futbollistët duhej të ishin të kujdesshëm. Gjithsesi, rastin më të mirë në pjesën e parë e ka pasur Prishtina përmes Meriton Korenicës në minutat shtesë të pjesë së parë, kur nga afërsi nuk arriti të shënojë duke gjuajtur çuditërisht mbi portë. Në anën tjetër, duhet përmendur se edhe mysafirët nga Luksemburgu ishin bukur mirë të organizuar në momente edhe të rrezikshëm për portën e Visar Bekajt, i cili në disa raste intervenoi bukur mirë, madje gjatë penalltive edhe priti tri sosh, por lojtarët e Prishtinës, edhe pse tri herë ishin në përparësi, nuk e shfrytëzuan duke u larguar në fund të dëshpëruar nga stadium. Rival i Folas në ndeshjen e dytë e që ka mundur shumë lehtë të jetë i Prishtinës është ekipi belg i Genk-ut në të cilin luan edhe futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova.

Kualifikim historik për Laçin, eliminohen Luftëtari e Partizani

Laçi ia doli të mbajë lart nderin e skuadrave shqiptare në Europa League, teksa eliminoi skuadrën qipriote të Anorthosis Famagustas. Bardhezinjtë u mposhtën 2-1 me për mbysje në Qipro, por arritën të rikthejnë gjithçka në favorin e vet, në sfidën e kthimit, të luajtur në Laç. Pjesa e parë e ndeshjes në Laç ishte e qetë, me qipriotët që qarkullonin topin dhe vendasit që mbroheshin me forca të shumta, duke mbajtur barazimin pa gola. Skuadra e drejtuar nga trajneri Prenga u zgjua rreth minutës së 60' dhe filloi të kërkojë golin në mënyrë konstante, duke krijuar disa raste të rrezikshme. Gjithsesi goli erdhi në minutën e 89', ku pas një aksioni nga krahu i djathtë i sulmit, Sefgjini krosoi në zonë dhe Myrto Uzuni devijoi topin në rrjetë, duke shënuar golin e kualifikimit. Pesë minutat shtesë të akorduara nga gjyqtari nuk sollën asgjë të re, pasi laçjanët ngritën edhe njëherë gardhin para portës së Selmanit, duke mos i dhënë mundësi kundërshtarit të shënojë. Kështu Laçi gjen fitoren e parë evropiane, në ndeshjen e 12 në histori, pasi deri tani regjistronte 5 barazime dhe 6 humbje, ndërsa kualifikohet për herë të dytë në turin tjetër të Ligës së Evropës. Në anën tjetër në këto gara nuk kanë mundur të mbijetojnë, Lufëtari e Partizani.

(Kosova Sot)