Lëndohet Nainggolan, mungon në miqësoren e ardhshme

  • 20 July 2018 - 09:34
Lëndohet Nainggolan, mungon në miqësoren e ardhshme

Mesfushori i Inter Radja Nainggolan raportohet se do të mungojë në miqësoren ndaj Zenit St Petersburg pasi pësoi një tërheqje muskulore.

Nainggolan zgjati vetëm 24 minuta në humbjen 2-0 të Inter ndaj Sionit ditën e martë për shkak të një problemi muskulor.

Dhe Sport Mediaset tregon se ai do t’i nënshtrohet testeve ditën e premte.

Dëmtimi nuk duket serioz por gjithsesi pritet që belgu të qëndrojë larg fushës për ndeshjen e radhës si masë parandaluese. 

(Kosova Sot)