Real Madridi takohet të shtunën me agjentin e Hazardit

  • 20 July 2018 - 10:48
Real Madridi takohet të shtunën me agjentin e Hazardit

Real Madridi pritet të takohet me agjentin e Hazardit të shtunën. Belgu është kandidati kryesor për ta zëvendësuar Ronaldon, i cili u transferua në Juventus për 112 milionë euro.

Hazardi e ka pranua dëshirën e tij për të luajtur me klubin spanjoll, ndërsa Chelsea do ta shesë sulmuesin e saj vetëm nëse vjen ndonjë ofertë e majme.

Real Madridi është i gatshëm t’i ofrojë 120 milionë për Hazardin, ndërkohë klubi londinez i kërkon hiq më pak se 220 milionë.

(Kosova Sot)