Zyrtare: Lamela nënshkruan kontratë të re me Tottenhamin

  • 20 July 2018 - 19:16
Zyrtare: Lamela nënshkruan kontratë të re me Tottenhamin

Eric Lamela ka nënshkruar kontratë të re me Tottenham Hotsupur të premten.

Tottenham njoftoi përmes një postimi në Twitter e anësori argjentinas ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin.

Lamela, i transferuar nga Roma në vitin 2013, i ka regjistruar 23 gola në 154 paraqitje për klubin.

“Jemi të lumtur t’ju njoftojmë se Eric Lamela ka nënshkruar kontratë të re me klubin, me kohëzgjatje deri në vitin 2022”, njofton gjiganti anglez.

Ndërkohë, Lamela ka thënë se është shumë i lumtur që do të luajë në Tottenham edhe për katër vite tjera.

 

 

(Kosova Sot)