Ronaldo: Jam shumë i lumtur dhe kënaqur, sepse...

  • 20 July 2018 - 19:31
Ronaldo: Jam shumë i lumtur dhe kënaqur, sepse...

Cristiano Ronaldo beson se i është bashkuar njërit prej klubeve më të mëdha në histori të futbollit.

Ronaldo u prezantua si lojtar i Juves në fillim të kësaj jave, pasi e kompletoi transferimin nga Real Madridi për një shumë rekorde për Italianë, 112 milionë euro.

Ai është ndalur të flasë për klubin e tij të ri edhe një herë gjatë turit të tij në Kinë.

“Kam nënshkruar për katër vite me Juventusin. Jam shumë i lumtur dhe kënaqur sepse [Juventus] është ndër klubet më të mëdha në histori”, tha Ronaldo.

“Të jem në gjendje të luaj atje është gjë e madhe për mua. Shpresoj ta nis mirë dhe të arrij synime të rëndësishme: dua t’i bëj të lumtur tifozët italianë, ky është synimi im”, shtoi ai.

 

 

(Kosova Sot)