Gattuso i dëshpëron tifozët e Milanit

  • 20 July 2018 - 23:55
Gattuso i dëshpëron tifozët e Milanit

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, ka thënë se klubi do të bëjë gjithçka që mundet për të mbajtur Leonardo Bonuccin, i cili thuhet se do t’i bashkohet Paris Saint-Germainit gjatë afatit kalimtar të kësaj vere.

E ardhmja e Bonuccit në Milan është subjekt i spekulimeve intensive, me Manchester Unitedin që thuhet se është e etur ta joshë atë drejt “Old Trafford”, po ashtu.

Kapiteni i kuq e zinjve, i cili u transferua nga rivali Juventusi para 12 mujave për 42 milionë euro, luajti për 68 minuta në fitoren 2-0 të Milanit ndaj Novarës në një ndeshje miqësore që e hapi fushatën parasezonale të tyre të premten.

Gattuso e ka lavdëruar qendërmbrojtësin italian dhe shpreson se ai do të mbesë pjesë e ekipit të tij.

“Leo është profesionist i madh dhe lojtar i jashtëzakonshëm dhe për momentin duhet të dëgjojmë se çfarë ka për të thënë ai dhe lojtarët tjerë. Do të presim dhe të shohim sepse ai është lojtar i rëndësishëm që duam të mbajmë me çdo çmim”, tha Gatusso.

“Duhet t’i respektojmë zgjedhjet e lojtarëve. Natyrisht, ai dëshiron të fitojë por edhe ne duam të fitojmë”, shtoi ai.

 

 

(Kosova Sot)