Tifozët e Nigerisë mbesin në Rusi pa asnjë cent, i kthen shteti në shtpi

  • 21 July 2018 - 09:18
Tifozët e Nigerisë mbesin në Rusi pa asnjë cent, i kthen shteti në shtpi

Shteti nigerian vendosi të kujdeset për kthimin e 152 shtetasve të vet të cilët kanë mbetur në Rusi pas përfundimit të Botërorit pas asnjë “cent në xhep”. E pos kësaj, disa prej kompanive ajrore u kanë anolluar biletat e udhëtimit.

Në këtë situatë, shteti nigerian ka vendosur t’u vijë në ndihmë atyre duke u siguruar fillimisht ushqim e strehim aty ku ndodhen, në rrethinat hoteleve, e më pas do u sigurojë kthimin.

Autoritetet thanë se qytetarët e saj mbeten aty pasi  shpenzuan të gjitha paratë e tyre dukie mbetur “pa asnjë cent në xhep”.

Presidenti i Nigerisë, Muhammed Buhari premtoi në fillim të javës se të gjithë 152 nigerianët do të ktheheshin në shtëpitë e tyre.


(Kosova Sot)