“E kam refuzuar Barcelonën dhe Bayernin për Liverpoolin”

  • 21 July 2018 - 09:20
“E kam refuzuar Barcelonën dhe Bayernin për Liverpoolin”

Naby Keita e ka refuzuar Barcelonën dhe Bayern Munichin në mënyrë që të transferohet te Liverpooli.

Keita e ka kompletuar kalimin e tij në Liverpool nga RB Leipzig për 53 milionë euro.

“Është e vërtetë që kanë qenë klube të tjera të interesuara për mua, si Barca dhe Bayerni” , tha Keita për Guardian.

“Por unë mora vendim për shkak të trajnerit. Ne kishim një bisedë të mirë. Fjalët që m’i tha ai për këtë projekt me të vërtetë më bindën”, ishin këto fjalët e tij për Jurgen Kloopin.

“Unë jam një lojtar me mentalitet të fitores. E kam një dëshirë të madhe për të fituar. Për këtë jam agresiv në aspektin pozitiv në fushën e blertë”.


(Kosova Sot)