Chelsea po punon për transferimin e Martialit si zëvendësues të Hazardit

  • 22 July 2018 - 14:19
Chelsea po punon për transferimin e Martialit si zëvendësues të Hazardit

Ylli i Manchester Unitedit, Anthony Martial ka përfunduar në radarin e Chelseat.

Chelsea para disa ditësh ka shkarkuar nga detyra trajnerin Antonio Conte dhe ka zëvendësuar atë me Maurizio Sarrin e Napolit.

Me ardhjen e Sarrit tani drejtuesit e klubit janë hedhur në tregun e transferimeve për t’i sjell përforcime trajnerit të ri.

Me Eden Hazardin që dëshiron të largohet nga klubi për t’u bashkuar me Real Madridin, Blutë janë në kërkim të një zëvendësimi.

Sipas mediumit anglez The Times, Chelsea po punon për një marrëveshje nënshkrimi me Anthony Martial nga Manchester United.

Klubi londinez janë të etur për të nënshkruar me Martial, i cili gjithashtu ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga klubi i tij aktual.

Vlera e yllit te Unitedit mendohet të jetë 100 milionë euro, por Chelsea besojnë se mund ta sigurojnë atë për një çmim më të lirë.

Edhe gjiganti gjerman, Bayern Munich, gjithashtu janë të interesuar për shërbimet e sulmuesit francez. 

(Kosova Sot)