Juventusi bënë ofertë për Telles

  • 22 July 2018 - 15:55
Juventusi bënë ofertë për Telles

Juventusi thuhet se ka bërë një ofertë prej 30 milionë eurosh për mbrojtësin e Portos, Alex Telles, por klubi portugez insiston në pagimin e klauzolës prej 40 milionë euro.

Reprezentuesi brazilian ka përfunduar në radarin e Zonjës së Vjetër si i preferuar për krahun e majtë të mbrojtjes.

 

Telles tashmë ka përvojë në futbollin italian, pasi ka kaluar sezonin 2015-16 tek rivalët e urryer të Juventusit, Interi.

Pas kësaj, Telles u transferua në Portugali, ku ndihmoi klubin e tij të tanishëm për të fituar sezonin e kaluar titullin në Premierira.

Sipas mediumit UOL Esporte, bardhezinjtë kanë dorëzuar tashmë një ofertë prej 30 milionë euro për transferimin e 25-vjeçarit.

Por, ky medium raporton se italianëve iu është thënë se do të duhet të paguajnë klauzolën e lirimit prej 40 milionë euro nëse duan shërbimet e tij.

 

Paris Saint-Germain janë të interesuar për Alex Sandro dhe duket se Telles mund të jetë një nga mundësitë për një zëvendësim nëse bashkëkombësi i tij shkon në Parc des Princes.

(Kosova Sot)