“Rabiot do të ishte një nënshkrim i mrekullueshëm për Barcelonën”

  • 22 July 2018 - 16:01
“Rabiot do të ishte një nënshkrim i mrekullueshëm për Barcelonën”

Adrien Rabiot do të ishte një nënshkrim shumë i qëlluar për mesfushën e Bracelonës, kështu thotë legjenda e klubit katalanas, Xavi.

PSG thuhet se është i gatshëm që ta lërë të lirë lojtarin nëse vjen oferta prej 40 milionë eurosh. 

“Ai është një lojtarë me nivel të lartë të teknikës”, tha Xavi për Mundo Deportivo.

“Ai mund të luajë shumë mirë si mesfushor qendrorë në Barca. Ai mund ta jap një kontribut të madh, por kjo ende është një spekulim i mediave”.

“Jam pyetur shumë gjatë kësaj vere për Griezmannin dhe në fund, ai vendosi qëndrimin në Atletico. Por nëse Rabiot vjen, ai do të ishte një nënshkrim fantastik”. 

(Kosova Sot)