Juventusi e publikon listën e futbollistëve për turin parasezonal në SHBA

  • 22 July 2018 - 16:25
Juventusi e publikon listën e futbollistëve për turin parasezonal në SHBA

Juventusi e ka publikuar listën me lojtarët e ftuar për të marrë pjesë në turin parasezonal në Shtetet e Bashkuara, në të cilën mungojnë emrat e mëdhenj.

Bardh e zinjtë do të përballen me Bayern Munichun të martën, para se ta sfidojnë Benfikën, një ekip të MLS All-Star dhe Real Madridin.

Sot, trajneri Massimiliano Allegri e ka publikuar listën me lojtarët e ftuar për International Champions Cup, me një numër të konsiderueshëm të lojtarëve të mëdhenj që mungojnë, pasi janë duke u rimarrë veten pas Kupës së Botës.

Cristiano Ronaldo nuk do të udhëtojë me bashkëlojtarët e rinj në SHBA, ndërsa Paulo Dybala, Gonzalo Higuain, Juan Cuadrado, Rodrigo Bentacur dhe Douglas Costa që mungojnë.

Ata priten të kthehen në stërvitje në Torino në fund të këtij muaji, derisa Mario Mandzukic, Marco Pjaca dhe Blaise Matuidi, kanë marrë kohë shtesë për të pushuar pasi ishin pjesë e finales Kroaci – Francë në Kupën e Botës.

Lista e plotë e lojtarëve të ftuar nga Juventus: Szczesny, De Sciglio, Chiellini, Benatia, Pjanic, Khedira, Marchisio, Alex Sandro, Caldara, Barzagli, Perin, Joao Cancelo, Pinsoglio, Emre Can, Rugani, Betuatto, Del Favero, Bernardeschi, Fernandes, Macek, Kastanos, Clemenza, Pereira, Beltrame, Favilli, Di Pardo, Fagioli.

(Kosova Sot)