Zyrtarizohet vendi, data dhe ora e finales së Super Kupës së Spanjës

  • 22 July 2018 - 16:48
Zyrtarizohet vendi, data dhe ora e finales së Super Kupës së Spanjës

Federata e Futbollit e Spanjës (RFEF) ka konfirmuar se finalja e Super Kupës së Spanjës 2018 do të zhvillohet në Marok, që është hera e parë që zhvillohet jashtë Spanjës, dhe do të luhet vetëm një ndeshje, jo dy si në të kaluarën.

Sevilla do të përballet me Barcelonën në finale më 12 gusht në “Stade Ibn Battouta” në Tangier, dhe do të nisë në orën 22:00 sipas kohës sonë lokale.

Si finaliste e Super Kupës, Sevilla do të kërkojë hakmarrje ndaj Barcelonës, e cila i fitoi të dyja, La Ligën dhe Kupën e Mbretit në sezonin që lamë pas 2107/18.

Me një kapacitet prej 45 mijë ulëse, adhuruesit do të kenë mundësinë ta shohin një ngjarje historike.

(Kosova Sot)