Gashi: Si ministër jam i vendosur t'i mbështes sportet specifike në veçanti

  • 22 July 2018 - 17:02
Gashi: Si ministër jam i vendosur t'i mbështes sportet specifike në veçanti

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, i shtyrë nga përjetimi i disa momenteve të veçanta gjatë fluturimit mbi vendet e rralla të Kosovës, ka premtuar mbështetje për të gjitha sportet në përgjithësi në vend.

Ai u zotua se do t'i mbështesë sportet në përgjithësi, por në veçanti ato specifike të cilat po zhvillohet me shpejtësi në Kosovë.

Postimi i plotë i Gashit në Facebook:

Bashkë me pilotët e Klubit ‘Ballonat e Sahit Ukës’ përjetova momente të veçanta gjatë fluturimit mbi bukuritë e rralla natyrore që ka vendi ynë.

Si ministër i sportit jam i vendosur të mbështesë sportet në përgjithësi, e në veçanti sportet specifike të cilat me shpejtësi po zhvillohen në Kosovë. 

Padyshim që këto suksese të sporteve dhe sportistëve tonë janë duke ardhur si rezultat i mbështetjes së madhe nga MKRS-ja.

(Kosova Sot)