Llullaku shënon dhe fiton derbin kuqezi kundër Qakës

  • 22 July 2018 - 17:27
Llullaku shënon dhe fiton derbin kuqezi kundër Qakës

Azdren Llullaku fiton derbin kuqezi me Kamer Qakën në javën e parë të kampionatit rumun. I transferuar vetëm pak kohë më parë tek ekipi i Astras, pas aventurës për t’u harruar në Itali me Virtus Entellan, sulmuesi 30-vjeçar realizoi golin e vetëm të takimit kundër skuadrës me shumë emër Steaua e Bukureshtit, ku luan mesfushori shtatshkurtër por shumë energjik Qaka.

Në minutën e 43-të të sfidës, Llullaku, i cili luajti titullar, iu shmang mbulimit të mbrojtjes gjatë një goditjeje këndi, duke e dërguar me kokë topin në rrjetë. Sulmuesi kuqezi preferoi që edhe fetën e golit ta bënte me simbolin e shqiponjës. Në minutën e 80-të trajneri i Steaus vendosi ta zëvendësonte me Radunovic. 

Sa i përket Qakës, ai u hodh në fushë në pjesën e dytë, por pa mundur të bënte më shumë për të shmangur humbjen e skuadrës së tij, madje për fatin e tij të keq në minutën e 77-të doli nga fusha me lotë në sy pas një dëmtimi të rëndë në gju. 

Mbetet për t’u mësuar shkalla e dëmtimit dhe koha që i duhet mesfushorit për t’u riaftësuar e për të qenë sërish protagonist në fushë.

(Kosova Sot)