Ky është synimi i Barcelonës për krahun e djathtë të mbrojtjes

  • 22 July 2018 - 17:55
Ky është synimi i Barcelonës për krahun e djathtë të mbrojtjes

Barcelona synon ta transferojë mbrojtësin e djathtë të Senegalit, Moussa Wague, raporton Mundo Deportivo.

Paraqitjet mbresëlënëse të Wague në Kupën e Botës 2018 në Rusi i kanë rënë në sy drejtuesve të Barçës, të cilët janë duke punuar ta sjellin atë tani në “Camp Nou”.

Por, së pari katalonasit duhet të gjejë një marrëveshje me klubin e tij belg, KAS Eupen.

Megjithatë mësohet se 19-vjeçari do të luajë me ekipin e dytë të klubit katalonas, Barça B, nëse e kompleton transferimin këtë verë.

(Kosova Sot)