Pamje: Diego Costa argëtohet në baltë

  • 22 July 2018 - 23:35
Pamje: Diego Costa argëtohet në baltë

I rikthyer në vendin e lindjes, Lagarto, për pushime verore, sulmuesi i Atletico Madridit, Diego Costa, është duke i shijuar ditët e fundit duke u çlodhur para se të kthehet në stërvitje ku e pret punë e vështirë.

Pasi Spanja u eliminua prej Kupës së Botës në 1/8 e finales pasi u mposht nga nikoqiri Rusia, lojtari i lindur në Brazil i kaloi disa ditë në Ibiza para se të rikthehej në Brazil, ku edhe është duke e shijuar pushimin.

Dëshmi e qartë e kësaj janë videot e postuara nga ai në rrejtët sociale ku shihet duke e ngarë një automjet sportiv në baltë.

Ai do të rikthehet në Madrid javën e ardhshme, më 25 korrik, për t’iu bashkuar Atleticos në stërvitjet parasezonale.

(Kosova Sot)