Futbolli vazhdon të zhgënjejë, por shpresat nuk shuhen

  • 23 July 2018 - 08:26
Futbolli vazhdon të zhgënjejë, por shpresat nuk shuhen
E ardhmja megjithatë pritet të jetë e mirë për futbollin tonë 

"Për të pasur sukses klubet tona në Evropë, duhet të investojnë më shumë, sidomos në sulmues. Unë besoj se cilësia dita-ditës do të rritet. Tash, pasi jemi pjesë e garave ndërkombëtare, buxheti i klubeve është rritur dhe krejt çka duhet është një menaxhim më i mirë. Unë jam i bindur që pas 3-4 vjetësh Prishtina si klubi më i madh në vend do të hyjë në fazën e grupeve", ka thënë për gazetën "Kosova Sot", Enis Fetahu 

Futbolli i Kosovës për të dytin vit rresht ka zhgënjyer me paraqitjen në arenën ndërkombëtare, pasi dy klubet pjesëmarrëse sivjet, Drita e Prishtina nuk arritën t'i përmbushin pritshmëritë. Të dyja ekipet u eliminuar që në raundin e parë të Ligës së Kampionëve, përkatësisht Ligës së Evropës. Derisa eliminimi i Dritës është i arsyeshëm për faktin se përballej me një ekip shumë të fortë, siç është Malmo e Suedisë, për një zhgënjim total këtë herë u përkujdes Prishtina, e cila nuk mundi ta kalojë skuadrën nga Luksemburgu, Fola. Përkundër këtyre rezultateve aspak të mira, ish- futbollisti i mirënjohur, Enis Fetahu parashikon ditë të mira për futbollin kosovar, e në veçanti për Prishtinën, sipas të cilit kjo skuadër ka buxhet shumë të mirë dhe nëse e përmirëson menaxhimin e klubit pas 3-4 vjetësh edhe mund ta shohim në fazën e grupeve të Ligës së Evropës. 

Adhuruesit e futbollit kosovar të enjten e kaluar u ndanë jashtëzakonisht të zhgënjyer kur e panë Prishtinën tek eliminohej nga garat e Ligës së Evropës, kjo jo se bënin tifozllëk për Prishtinën, por për faktin se kualifikimi i Prishtinës ndihmonte në rritjen e koeficientit të kampionatit të Kosovës, çka mund të ndodhte që në edicionin e ardhshëm që tri klube kosovare të prezantoheshin në arenën ndërkombëtare.

Fetahu: Prishtina, e pafat Adhuruesit e futbollit kosovar të enjten e kaluar u ndanë jashtëzakonisht të zhgënjyer kur e panë Prishtinën tek eliminohej nga garat e Ligës së Evropës, kjo jo pse bënin tifozllëk për bardhekaltrit, por për faktin se kualifikimi i Prishtinës ndihmonte në rritjen e koeficientit të kampionatit të Kosovës, çka mund të ndodhte që në edicionin e ardhshëm tri klube kosovare të prezantoheshin në arenën ndërkombëtare. Gjithsesi, eliminimi ndodhi dhe ai erdhi pas ekzekutimit të penalltive ku Prishtina humbi katër penallti edhe pse tri herë ishte në avantazh për ta siguruar kualifikimin. "Prishtina ka qenë shumë afër të ecë tutje, por nuk pati fat, pasi mungoi finalizimi", ka thënë për gazetën "Kosova Sot", Enis Fetahu, duke shtuar se e ardhmja mund të sjellë rezultate më të mira, por duhen investime dhe menaxhim më i mirë. "Normal për të pasur sukses klubet tona duhet të investojnë më shumë, e sidomos në sulmues. Unë besoj se cilësia dita-ditës do të rritet. Tash pasi jemi pjesë e garave ndërkombëtare, buxheti i klubeve është rritur dhe krejt çka duhet është një menaxhim më i mirë. Unë jam i bindur që pas 3-4 vjetësh Prishtina si klubi më i madh në vend do të hyjë në fazën e grupeve. Ky ekip i ka të gjitha kushtet, sidomos tash me rregullimin e stadiumit. Më arsyetime nuk ka duhet vetëm punë dhe Prishtina duhet të bëhet numër një në rajon", ka përfunduar Enis Fetahu.

Analistët skeptikë Ndonëse Fetahu është shumë optimist për të ardhmen e futbollit, njohësit e tjerë janë bukur skeptikë se kjo do të arrihet në një të ardhme të afërt. Ish- futbollisti i Prishtinës, Gjilanit, Dritës e disa skuadrave të tjera kosovare, Genc Sermxahja ka thënë se niveli i futbollit tonë karshi atij ndërkombëtar është bukur i ulët, kështu që duhet medoemos punë më profesionale të arrijmë atje, ndryshe do të vazhdojmë të synojmë ta kalojmë vetëm rrethin e parë dhe ta quajmë sukses historik. Të kujtojmë se skuadra kosovare që po i vazhdon garat ndërkombëtare është Drita, e cila të enjten do të ndeshet në Luksemburg me Dudelange me shpresë se gjilanasit do të arrijnë ta kalojnë këtë sfidë, gjë që vërtet do të ishte një sukses i jashtëzakonshëm për futbollin tonë.

(Kosova Sot)