Roma gjen zëvendësuesin e Alissonit

  • 23 July 2018 - 09:22
Roma gjen zëvendësuesin e Alissonit

Largimi i Alisson Becker te Liverpooli ka lënë një zbrazëti të madhe te Roma.

Drejtuesit e skuadrës italiane kanë gjetur kandidatin që mund të bëhet gardiani i portës për sezonin e ardhshëm.

Sipas Di Mazio, Roma ka bërë ofertë rreth 12 milionë euro për portierin e Suedisë, Robin Olsen. 29-vjeçari është pjesë e skuadrës suedeze, Copenghagen.

Olsen ishte pjesë e Suedisë në Kupën e Botës në Rusi ku arritën deri në çerekfinale.


(Kosova Sot)