Griezmanni pas Botërorit e do këtë unazë

  • 23 July 2018 - 09:23
Griezmanni pas Botërorit e do këtë unazë

Një argjendari në Los Angeles, SHBA, e ka dizajnuar një unazë për Francën pas triumfit në Kampionatin Botëror. Kjo unazë i ka rënë në sy Antoine Griezmannit dhe dëshiron që ta ketë.

Dyqani ia ka propozuar Federatës franceze këtë unazë pasi e kanë dizajnuar atë për kampionët e botës pas triumfit në Rusi.

Një fotografi se si do të dukej unaza është publikuar nga Griezmanni në rrjetin e tij social të Instagramit. 

Image

 


“Sepse kam një skuadër të madhe dhe ata kanë nevojë për disa unaza të mëdha”, e ka shkruar francezi një pjesë të këngës së këngëtarit Drake, ‘Big Rings’.

Tani mbetet të shihet nëse Federata Franceze e Futbollit do ta pranojë ofertën e unazës.


(Kosova Sot)