Rugani në Chelsea, David Luiz në Juventus

  • 23 July 2018 - 09:49
Rugani në Chelsea, David Luiz në Juventus

Juventusi e ka shprehur interesimin për Davud Kuizin e Chelseat. E gjitha kjo ka ardhur gjatë negociatave të 'Bluve' për Daniele Ruganin.

‘Zonja e Vjetër’ e vlerëson kartonin e mbrojtësit italian me vlerën e 50 milionë eurove, por janë të gatshëm ta ulin çmimin në rast se Luiz futet në marrëveshje.

Me negociata që po zhvillohen për Ruganin dhe duke parë që Luizi nuk është më në planet e trajnerit Maurizio Sarri, ky transferim mund të ndodhë.

31-vjeçari është pjesë e turneut miqësor të Chelseat në Australi. Në stinorin e fundit ai është paraqitur në vetëm 17 ndeshje, ku ka shënuar dy gola.


(Kosova Sot)