Juve pyet Chelsean për Luizin gjatë negociatave për Ruganin

  • 23 July 2018 - 09:59
Juve pyet Chelsean për Luizin gjatë negociatave për Ruganin

Juventusi ka shprehur interesimin për David Luizin e Chelsea.

E gjitha kjo ka ardhur gjatë negociatave të Bluve për Daniele Ruganin.

 

Zonja e Vjetër e vlerëson kartonin e mbrojtësit italian në vlerë 50 milionë euro, por janë të gatshëm të ulin çmimin në rast se Luiz futet në marrëveshje.

Për brazilianin ka shfaqur interesim edhe Napoli i ish-trajnerit të tij te PSG, Carlo Ancelotti.

Me negociatat që po zhvillohet për Ruganin dhe duke parë që Luiz nuk është në planet e trajnerit Maurizio Sarri, ky transferim mund të ndodhë.

Luiz me disa lojtarë të Chelseat pas finales ndaj Manchester Unitedit (Foto: Getty Images)

Aktualisht 31-vjeçari është pjesë e turneut miqësor të Chelseat në Australi.

Në sezonin e fundit ai është paraqitur në vetëm 17 ndeshje, ku shënoi dy gola. 

(Kosova Sot)