Java e parë në Zvicër dhe shënohet gol i jashtëzakonshëm nga 82 metra

  • 23 July 2018 - 10:01
Java e parë në Zvicër dhe shënohet gol i jashtëzakonshëm nga 82 metra

Superliga e Zvicrës ka filluar edicionin 2018-19 me spektakël.

Në ndeshjen mes Sionit dhe Luganos është shënuar një gol spektakolar nga një largësi e madhe.

 

Ishte minuta e katërt e ndeshjes kur vendasit po sulmonin, ndërsa mbrojtësi mysafir Mihajlovic largoi topin fuqishëm.

Mbrojtësi i djathtë i Luganos kishte për qëllim largimin e rrezikut, por të gjithë në stadium u befasuan kur ai top përfundoi në rrjetën e Sionit.

Ky gol u shënua pasi edhe portieri Maisonnial kishte lëshuar shumë portën.

Mediat zvicerane kanë raportuar se goli është shënuar nga një distancë prej 82 metrave që është distanca më e largët që është shënuar një gol në Superligën e Zvicrës.

Në fund, Lugano e nisi mbarë këtë edicion garave pasi morri fitore 1-2.

Te Sioni nga minuta e parë u paraqitën Ermir Lenjani, Pajtim Kasami e Bastien Toma, ndërsa për Luganon në bankë ishte Jetmir Krasniqi e Valon Fazliu. 

(Kosova Sot)