Atletico me buxhet të kufizuar

  • 23 July 2018 - 13:48
Atletico me buxhet të kufizuar

Shpenzimi i shumave të mëdha të parave nuk është një opsion për Atletico Madridin, ka thënë trajneri Diego Simeone në një intervistë për revistën The Coaches Voice.

Shpenzimi i 200 milionë eurove për një lojtar mund të jetë një rrugë e lehtë drejt suksesit, por për ekipet që nuk mund të shpenzojnë shuma të tilla, trajneri i Atletico Madridit thotë se periudha e transfereve është shumë stresuese.

“Në futboll është e pamundur të ndalosh, të marrësh kohë për të menduar dhe ta shijosh momentin, sepse gjatë kohës që ti flenë, dikush tjetër punon,” tha argjentinasi Simeone.

“Ne nuk kemi opsionet e të fuqishmëve që të shpenzojmë 150 apo 200 milionë euro për një lojtar. Kjo do të thotë që duhet të punojmë shumë që të mos kemi asnjë dështim sa i përket nënshkrimit të lojtarëve që do ta bëjnë ekipin më të mirë. Nëse tingëllon e vështirë, më leni t’iu them se me të vërtetë është.”


(Kosova Sot)