Juve kërkon 50 milionë euro për mbrojtësin e saj

  • 23 July 2018 - 13:49
Juve kërkon 50 milionë euro për mbrojtësin e saj

Juventusi do ta shesë Daniele Ruganin te Chelsea vetëm nëse klubi anglez i ofron 50 milionë për të.

Trajneri i ri i Chelseat, Maurizio Sarri, e admiron qendërmbrojtësin italian pasi kishin punuar bashkë te Empoli.

Klubi nga Londra e ka bërë një ofertë për të prej 40 milionë eurosh mirëpo është refuzuar menjëherë nga ‘Zonja e Vjetër’.

23-vjeçari i ka bërë 26 paraqitje në të gjitha garat me Juventusin në stinorin e kaluar, ku ka shënuar dy gola.


(Kosova Sot)