Chelsea e fiton ndeshjen e parë miqësore në Australi

  • 23 July 2018 - 16:45
Chelsea e fiton ndeshjen e parë miqësore në Australi

Chelsea e ka nisur me fitore turin parasezonal në Australi, duke e mposhtur Perth Gloryn me rezultat minimal të hënën.

Chelsea e ka mposhtur Perth Gloryn 1-0 në një ndeshje miqësore me golin e vetëm të shënuar nga Pedro Rodriguez pesë minuta brenda takimi.

Kjo ishte ndeshja e parë e trajnerit, Maurizio Sarrit, në krye të Chelseat. 

Ndeshja e radhës e klubit londinez do të jetë kundër Interit më 28 korrik. 

(Kosova Sot)