Për këtë arsye Pulisic nuk e ka marrë çmimin Lojtari i Ndeshjes

  • 23 July 2018 - 16:46
Për këtë arsye Pulisic nuk e ka marrë çmimin Lojtari i Ndeshjes

Performanca e Christian Pulisicit kundër Liverpoolit ishte mjaftueshëm e mirë për t’i fituar atij çmimin Lojtari i Ndeshjes. Megjithatë, ai nuk e mori atë për shkak të një problemi: është shumë i ri në moshë.

Pulisici i shënoi dy gola në pjesën e dytë, duke ndihmuar kështu ekipin e tij Dortmund të sigurojë një fitore me rezultat 3-1 kundër Liverpoolit. Megjithatë, ai nuk e morri çmimin Lojtari i Ndeshjes pasi që dhurata për fituesin është një pije alkoolike nga Heineken dhe 19-vjecari nuk lejohet të pijë alkool në SHBA, pasi që ligjet atje ndalojnë pirjen e alkoolit nga personat nën moshën 21-vjecare.

Kështu që, çmimi Lojtari i Ndeshjes iu dhurua Virgil Van Dijkut, i cili përveç se shënoi një gol për Liverpoolin në pjesën e parë, edhe është 27-vjecar dhe iu lejohet pirja e alkoolit në SHBA. 

(Kosova Sot)