Sarri e dëshironte Hysajn në Chelsea

  • 23 July 2018 - 16:48
Sarri e dëshironte Hysajn në Chelsea

Agjenti i Elseid Hysaj, Mario Giuffredi, i ka konfirmuar spekulimet se Maurizio Sarri dëshironte ta merrte me vete në Chelsea mbrojtësin shqiptar të Napolit.

Sarri u zëvendësua në Napoli nga Carlo Ancelotti në fund të sezonit të kaluar, dhe që atëherë ka marrë pozitën si trajner i Chelseat.

Presidenti i ekipit italian, Aurelio De Laurentiis, ishte ankuar se Sarri “dëshironte të merrte të gjithë ekipin e Napolit me vete në Angli”, dhe mbrojtësi Hysaj është një prej tyre. “Unë mund të them vetëm se Hysaj mund të kishte ndjekur pas Sarrin,” u shpreh agjenti Mario Giuffredi.

“Një kontratë të re? Unë do të jem në Dimaro [kampi i ushtrimeve për parasezonale dhe do të flasim për këtë. Do të shohim nëse ka vullnet për një gjë të tillë nga të dy anët.”

“Me Sarrin, prioritet për Elseidin ishte reparti i sulmit. Tani me Ancelottin, ai do ta ketë mundësinë të angazhohet edhe në repartin e sulmit, duke u bërë kështu më i kompletuar si lojtar.” 

(Kosova Sot)