Salah i del në mbrojtje Kariusit: Qëndro i fortë, injoroji ata që urrejnë

  • 23 July 2018 - 16:56
Salah i del në mbrojtje Kariusit: Qëndro i fortë, injoroji ata që urrejnë

Mohamed Salah e ka mbështetur bashkëlojtarin e vet te Liverpooli, portierin Loris Karius, i cili është duke u kritikuar dhe abuzuar vazhdimisht në rrjetet sociale dhe në stadiume.

Portieri 25-vjeçari që i bëri dy gabime të tmerrshme në finale të Ligës së Kampionëve, të cilën të kuqtë e humben 3-1 ndaj Real Madridit, ka marrë përkrahje nga Salah, i cili gëzoi një sezon fantastike edicionin e kaluar duke i shënuar 44 gola.

Karius e ka vazhduar ecurinë e gabimeve edhe në ndeshjet përgatitore të Liverpoolit, duke bërë që tifozët ta abuzojnë nëpër stadiume dhe në rrjetet sociale.

Salah e ka nxitur Kariusin përmes një postimi në Twitter që të jetë i fortë dhe t’i injorojë ata që shpërndajnë urrejtje.

“Qëndro i fortë Karius, kjo u ka ndodhur edhe lojtarëve më të mirë. Injoroji ata që urrejnë”, shkroi Salah. 

(Kosova Sot)