Zbulohet paga e Buffonit në PSG

  • 23 July 2018 - 17:17
Zbulohet paga e Buffonit në PSG

Portieri Gianluigi Buffon besohet se do t’i fitojë afër 5 milionë euro në sezon në ekipin e tij të ri, Paris Saint-Germain, pagë kjo më e lartë se ajo që kishte te ish-ekipi i tij, Juventusi.

40-vjecari u largua nga Juventusi më 30 qershor, kur edhe i përfundoi kontrata, dhe vendosi ta vazhdojë karrierën në Ligue 1.

Gazeta franceze L’Equipe raporton se Buffon do të paguhet 410 mijë euro në muaj, që i bie 4.92 milionë euro në vit. Në këtë shumë nuk përfshihen bonuset e mundshme, kështu që shuma e fituar prej tij mund të jetë edhe më e madhe.

Kjo pagë është më e madha se paga që kishte në Juventus për 4.5 milionë euro.

(Kosova Sot)