“Nuk do ta shesim Suson”

  • 10 August 2018 - 17:25
“Nuk do ta shesim Suson”

Menaxheri gjeneral i Milanit Leonardo i ka siguruar tifozët se “ata nuk janë duke menduar shitjen e Susos”, pas një takimi që ka mbajtur sot

Anësori spanjoll është lidhur me një kalim te Roma dhe Giallorossi thuhet se janë takuar dje me përfaqësuesit e tij.

Sot Leonardo dhe Paolo Maldini po ashtu janë takuar me Alessandro Luccin, duke nxitur spekulimet që një marrëveshje mund të ecën tutje.

“Ne nuk jemi duke menduar për largimin e tij”, tha Leonardo në një konferencë për shtyp me Pepe Reina dhe Ivan Strinic.

“Nuk ka asgjë që na bën ne të mendojmë ndryshe. Ai është shumë i rëndësishëm për ne, këto takime janë duke u bërë për t’u njoftuar me pronarët e rinj. Nuk ka arsye të mendojmë që ai mos të rri këtu”.

“Ne nuk kemi folur për oferta, ne kemi folur për gjendjen që ekziston. Ne kemi nevojë që të takojmë individualisht me të gjithë lojtarët, këto takime janë normale kur ka pronar të ri”. 

 

(Kosova Sot)