Bonucci: Juventusi shumë i fortë me Ronaldon

  • 10 August 2018 - 19:17
Bonucci: Juventusi shumë i fortë me Ronaldon

Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci ka thënë se ta kesh në skuadër Cristiano Ronaldon do të thotë që “nëse luani kundër Real Madridit nuk do të jeni 1-0 në disavantazh”

Mbrojtësi ju bashkua bardhezinjve pas një viti në Milan dhe është pyetur për këtë gjë gjatë prezantimit të tij kur ju ribashkua skuadrës.

“Gjëja më e rëndësishme është që Juventusi të fitoj, të këtë paraqitje dhe fitore rënd”, ka thënë Bonucci.

“Isha kapiten i Milanit sepse klubi dëshironte që të nënshkruante me lojtarë të ri dhe kishin filluar një projekt që e dimë si përfundoi”, ka thënë ai.

“Objektiva e jonë  është që të shkojmë në finale të Madridit dhe ta marrim Ligën e Kampionëve, Skudeton dhe Kupën e Italisë. Kur e vesh fanellën e Juventusit këto janë objektivat që në start”.

“A jemi më të fortë me Ronaldon? Kthemi para disa viteve, me Ronaldon në skuadrën ton së paku nuk do të jemi në disavantazh 1-0 që në start kundër Real Madridit! Të stërvitesh me Ronaldon është motiv për të gjithë, ai nuk ngec askund, gjithmonë është i fokusuar dhe punon që ne të rritim nivelin tonë edhe si skuadër”.

 

(Kosova Sot)