Ish-mesfushori i Arsenalit: As Granit Xhaka nuk po arrin ta inkurajojë skuadrën

  • 14 August 2018 - 09:46
Ish-mesfushori i Arsenalit: As Granit Xhaka nuk po arrin ta inkurajojë skuadrën

Analisti dhe ish-lojtari i topçinjve, Paul Merson, frikësohet se problemet brenda klubit do të vazhdojnë ta mbajnë Arsenalin prapa rivalëve, edhe pas emërimit të trajnerit të ri, Unai Emery. Sipas Merson, problemet e Arsenalit fillojnë te mendësia e tyre dhe një gjë të tillë nuk po arrin ta ndryshojë as Granit Xhaka.

Skuadra londineze është përballur me akuza për mungesë të shpirtit luftarak që nga vitet e fundit të epokës së Arsene Wenger në Arsenal.

Merson beson se këto probleme do të vazhdojnë ta mbajnë Arsenalit prapa klubeve të tjera të mëdha angleze, pasi që ai thotë se për klubin më i rëndësishëm është aspekti financiar sesa rezultatet në fushë.

“Nëse dëshironi të vazhdoni të bëni para dhe të përfundoni në pozitën e pestë apo të gjashtë, atëherë asgjë nuk ka nevojë të ndryshojë. Por, nëse doni të ndryshoni, të rrisësh nivelin, atëherë duhet të ndryshoni mentalitetin e lojtarëve; Unë nuk mendoj se lojtarët kanë mendësi mjaftueshëm të fuqishme”, ka thënë Merson.

“Kur rezultati u bë 2-0 dhe Bernardo Silva vrapoi për te turma e njerëzve, Laurel dhe Hardy me Mesut Ozilin menduan ‘ky është fundi i ndeshjes’”.

“Ata vetëm duket si një grup i djemve të sjellshëm, as Granit Xhaka nuk po arrin t’i inkurajojë. Kurrë nuk sheh diçka të atillë me Arsenalin”. 

(Kosova Sot)