Presidenti Thaçi: Në pranverë niset stadiumi i ri Kombëtar
I pari i vendit, Hashim Thaçi ka pohuar se pritet që në pranverë të fillojë ndërtimi i stadiumit kombëtar.
“Mbështes projektet strategjike dhe shpresoj që në pranverë të filloje ndërtimi i stadiumit nacional. Kam diskutuar edhe me partnerët e koalicionit me kryekuvendarin Kadri Veseli, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe të gjithë janë në favor”.
Sa i përket ndeshjes testuese në stadiumin “Fadil Vokrri” Thaçi është shprehur tejet i kënaqur, me organizimin dhe atmosferën.
“Kemi kaluar një mbrëmje të mrekullueshme, ishte diçka që i ka munguar Kosovës. Me të vërtetë ishte kënaqësi. Kam besim që e ardhmja e futbollit të Kosovës do të jetë e mirë”.
Gjatë një interviste në Info Magazine të Klan Kosovës, Thaçi gjithashtu uroi klubin nga Gjilani “Drita” për fitoren e Superkupës, në ndeshjen e natës së mbrëmshme .
(Kosova Sot)