Sassuolo rrëmben mbrojtësin e Barcelonës

  • 14 August 2018 - 21:14
Sassuolo rrëmben mbrojtësin e Barcelonës

Sassuolo raportohet se ka arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit të Barcelonës, Marlon me opsion riblerjen e lojtarit nga Barcelona – testet mjekësore të lojtarit pritet të bëhen të enjten

Një goditje shumë e mirë për verdhezinjtë, pasi që mbrojtësi brazilian do i kushtoj atyre vetëm gjashtë milionë euro, sipas Sky Sport Italia.

Megjithatë, Barcelona do ta këtë mundësinë e riblerjes se lojtarit në të ardhmen nëse ai arrin pritjet që janë thënë për t.

Në rast se rimbetet në Sassuolo, Blaugrana do të merr përqindje nëse lojtarit i shitet ndonjë klubi tjetër.

Për mbrojtësin kishte garë edhe nga Schalke 04, Galatasaray dhe Sevilla.

Marlon mbush 23 vjet muajin që vjen dhe sezonin e kaluar luajti si i huazuar në Nice të Francës.

 

(Kosova Sot)