Simeone: Griezmann mund ta fitojë topin e artë

  • 14 August 2018 - 22:44
Simeone: Griezmann mund ta fitojë topin e artë

Sulmuesi ka shkëlqyer sezonin e kaluar si për vendin e tij ashtu edhe për klubin, duke bërë që trajneri i tij ta përkrah atë për këtë çmim individual

Antoine Griezmann është në një pozitë të mirë për ta fituar Topin e Artë më 2018, sipas trajnerit të tij te Atletico Madrid, Diego Simeone.

“Topi i artë është një vendim që për ata që dinë dhe kujt duhet ti jepet”, tha Simeone për gazetarët. “Por është e qartë që Griezmann është shumë mirë i pozicionuar për këtë çmim”.

“Futbolli është i mrekullueshëm si një e vërtetë – ju mund të fitoni në mënyra të ndryshme. E pamë këtë prapë më Francën ku fitoi Botërorin me karakteristika të njëjta si me Atleticon që fitoi Europa Ligën”. 

 

(Kosova Sot)