David Silva tërhiqet nga Spanja

  • 14 August 2018 - 23:30
David Silva tërhiqet nga Spanja

Mesfushori i Manchester Cityt, David Silva, do të përqendrohet vetëm tek ekipi anglez, pasi është tërhequr përfundimisht nga kombëtarja e Spanjës.

32-vjeçari pati karrierë të jashtëzakonshme me Stuhinë e Kuqe, duke qenë pjesë e ekipit të lavdishëm, kur fitoi Botërorin në vitin 2010 dhe dy herë rresht Evropianin në vitet 2008 dhe 2012.

Përmes një letre publike në rrjetet sociale, David Silva që debutoi me Spanjën më 2006, ka thënë se ndihet krenar për ta arriturat me Spanjën, derisa vendimi për t’u tërhequr ka qenë i vështirë.

“E kam menduar këtë vendim me ditë të tëra, pasi kombëtarja më ka dhënë shumë dhe më ka ndihmuar të rritem si lojtar e si njeri. Por, po largohem krenar, e i lumtur, me shumë emocione e kujtime”, ka thënë David Silva.

Ai ka zhvilluar 175 ndeshje dhe ka realizuar 35 gola me fanellën e Kuqe.

Largimi i tij nga kombëtarja, vjen vetëm pak ditë, pas tërheqjes së Gerard Piqeus, po ashtu nga kombëtarja.

 

(Kosova Sot)