Sistemi VAR, publikohet për herë të parë komunikimi mes gjyqtarëve - kështu ndodh gjithçka

  • 15 August 2018 - 08:57
Sistemi VAR, publikohet për herë të parë komunikimi mes gjyqtarëve - kështu ndodh gjithçka

Sistemi i video asistentit të gjyqtarit ka kohë që ka filluar të praktikohet në disa liga futbolli.

Së fundmi, ky sistem është praktikuar edhe në botërorin Rusi 2018 dhe duket se po i ndihmon shumë gjyqtarit.

Ky sistem, është aplikuar edhe në ndeshjen e Superkupës së Spanjës mes Sevillas dhe Barcelonës.

Në këtë ndeshje, goli i parë i shënuar nga Sevilla është anuluar për pozitë jashtë loje, por pas konsultimit me VAR-in është lejuar.

Por, si ndodhi ky konsultim? Është publikuar një video e cila tregon komunikimin mes gjyqtarit kryesor dhe atyre të sistemit VAR.

(Kosova Sot)