Klubet angleze dëshirojnë ta zgjasin afatin kalimtar

  • 15 August 2018 - 08:57
Klubet angleze dëshirojnë ta zgjasin afatin kalimtar

Vetëm një vit pasi që klubet angleze votuan që afati kalimtar të mbyllet në fillim të gushtit, para se të fillojë sezoni i Premierligës, shumë prej klubeve janë penduar për këtë vendim, raporton Mirror.

Të paktën dy klube të cilat kanë votuar pro ndryshimit, tani besojnë se vendimi ishte i gabuar pasi që besojnë se mbyllja e afatit kalimtar në Angli para se të mbyllet në vendet e tjera u bën dëm klubeve nga Anglia.

Pasi të mbyllet afati kalimtar, klubet angleze nuk ka më të drejtë të transferojnë lojtarë të rinj. Megjithatë, klubet nga vendet e tjera kanë të drejtë t’ua blejnë klubeve angleze lojtarët e tyre. Kjo rezulton të jetë në dëm të klubeve angleze, pasi që pas largimit të një lojtari, ata nuk do të kenë mundësi ta zëvendësojnë atë.

Afati kalimtar i verës për këtë vit është mbyllur në Angli më 9 gusht, ndërsa në vendet e tjera do të jetë i hapur deri më 31 gusht.