PSG i kërkon 50 milionë euro Barcelonës për Rabiotin

  • 15 August 2018 - 10:04
PSG i kërkon 50 milionë euro Barcelonës për Rabiotin

Kampionët francez, Paris Saint-Germain, i kanë treguar Barcelonës se ata duhet të paguajnë shumën prej 50 milionë eurove për të transferuar mesfushorin Adrien Rabiot, raporton Don Balon.

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, dëshiron të shtojë edhe një mesfushor tjetër në skuadrën e tij para se të mbyllet afati kalimtar i verës më 31 gusht. Kryesuesi i listës me emrat e mesfushorëve të kërkuar nga Valverde është 23-vjeçari Rabiot.

Kontrata e tanishme e Rabiotit me PSG-në skadon verën e ardhshme, dhe drejtuesit francez do të detyrohen ta shesin para mbylljes së afati kalimtar nëse francezi refuzon të nënshkruajë kontratë të re.

PSG-ja i ka ofruar mesfushorit kontratë re pesëvjeçare, megjithatë lojtari nuk e ka nënshkruar atë ende pasi që edhe ai dëshiron të luajë për katalonasit. 

(Kosova Sot)