Arsenali dëshiron të largojë disa lojtarë nga klubi

  • 15 August 2018 - 10:05
Arsenali dëshiron të largojë disa lojtarë nga klubi

Trajnerit të ri të Arsenalit, Unai Emery, i është kërkuar nga drejtuesit e klubit t’i zgjedhë disa lojtarë për t’i larguar në formë huazimi ose t’i shesë për të ulur shpenzimet mujore për shkak të pagave.

Pasi shpenzuan 78.5 milionë euro gjatë këtij afati kalimtar, “Gunners” tani duhet të kompensojnë në ndonjë mënyrë shpenzimet e bëra.

Ata duhet të largojnë disa lojtarë të cilët nuk i nevojiten shumë skuadrës. Këtë mund ta bëjnë në formë huazimi ose t’i shesin para se të mbyllet afati kalimtar më 31 gusht. Lojtarët mund t’i transferojnë vetëm jashtë Anglisë pasi që aty tanimë është mbyllur afati kalimtar.

Flitet se Mohamed Elneny do të transferohet në Marseille, ndërsa edhe David Ospina dhe Carl Jenkinson priten të largohen gjatë këtij muaji, por nuk dihet destinacioni. 

(Kosova Sot)