Mbrojtësi i kërkuar nga Manchester Unitedi e rinovon kontratën me klubin e tij

  • 15 August 2018 - 10:33
Mbrojtësi i kërkuar nga Manchester Unitedi e rinovon kontratën me klubin e tij

Mbrojtësi i Leicester Cityt, Harry Maguire, do ta rinovojë kontratën me klubin e tij pas interesimit të shprehur nga Manchester Unitedi këtë afat kalimtar. Paga e tij do të rritet nga 50.5 mijë euro në javë në 84.2 mijë euro në javë.

Kontrata e Maguireit me Leicesterin skadon pas katër viteve, mirëpo interesimi i Manchester Unitedit ka bërë që klubi anglez t’i ofrojë mbrojtësit një kontratë të re, me pagë më të mirë. Rritja e pagës prej 33.7 mijë eurove në javë do ta bëjë anglezin lojtarin më të paguar në klub.

“Djajtë e kuq” ishin të përgatitur të shpenzojnë 65 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit, megjithatë kjo ofertë u refuzua menjëherë nga Leicesteri.

Këtë afat kalimtar, Manchester Unitedi ishte në kërkim të një qendërmbrojtësi.  Ndër emrat e përfolur ishin Harry Maguire, Toby Alderweireld, Deigo Godin dhe Yerry Mina. Megjithatë, “Djajtë e kuq” nuk arritën ta transferojnë asnjërin prej tyre para mbylljes së afatit kalimtar për klubet angleze më 9 gusht.

(Kosova Sot)