Ylli i Atletico Madridit: Ndeshjet kundër Real Madridit janë të veçanta

  • 15 August 2018 - 10:34
Ylli i Atletico Madridit: Ndeshjet kundër Real Madridit janë të veçanta

Mesfushori i Atletico Madridit, Jorge Resurrección Merodio i njohur me nofkën “Koke”, ka thënë finalet janë gjithmonë të rëndësishme dhe nuk është e rëndësishme kush është kundërshtari, mirëpo ndeshjet kundër Real Madridit gjithmonë janë më të veçanta.
Derbi i parë i Madridit për këtë sezon do të zhvillohet në Estoni për Superkupën Evropiane. Ata do të ndeshen sot në orën 21:00. Sezonin e kaluar, Real Madridi kishte fituar titullin e Ligës së Kampionëve, ndërsa Atletico Madridi atë të Evropa Ligës.

“Jemi të emocionuar që do të luajmë edhe në një finale tjetër. Kundërshtari nuk ka rëndësi në finale, por ndeshjet kundër Real Madridit janë gjithmonë të veçanta”, ka thënë Koke.

“Ne mezi po presim të luajmë dhe shpresojmë se do të fitojmë trofeun nesër. Ndjehemi të fortë dhe jemi optimist. Mendojmë se do të fitojmë, por jemi modest dhe të njerëzishëm pasi që po luajmë kundër fituesit tri herë radhazi të Ligës së Kampionëve”. 

(Kosova Sot)