Sarri i anulon rregullat e Contes në Chelsea

  • 15 August 2018 - 10:56
Sarri i anulon rregullat e Contes në Chelsea

Trajneri i ri i Chelseat, Maurizio Sarri, i ka anuluar dy nga rregullat e paraardhësit të tij, Antonio Conte, për shkak se lojtarët nuk i pëlqenin ato.

Sipas The Telegraph, i ka ndryshuar rregullat sa i përket mënyrës së ushqimit të lojtarëve dhe e larguar rregullën që i detyronte lojtarët të bënin gjumë në një hotel të gjithë së bashku natën para një ndeshjeje.

Thuhet se rregullat për mënyrën e ushqimit ishin një nga arsyet kryesore për largimin e Contes nga klubi në fillim të kësaj vere, ndërsa rregulla për qëndrimin në hotel nuk ishte mirëpritur nga lojtarët.

Londinezët e filluan mirë sezonin e ri të Premierligës javën e kaluar, pasi që siguruan fitore me rezultat 3-0 kundër Huddersfield Town.

(Kosova Sot)