Bakayoko e falënderon Milanin

  • 15 August 2018 - 11:52
Bakayoko e falënderon Milanin

Mesfushori i ri i Milanit, Tiemoue Bakayoko, i ka falënderuar kuqezinjtë për besimin e dhënë pas transferimit të tij nga Chelsea si huazim.

Bakayoko është larguar nga Chelsea pas vetëm një sezoni me klubin londinez. Ai është huazuar nga Milani, të cilët kanë mundësinë ta blejnë pas huazimit.

Ai përveçse i ka falënderuar Milanin për besimin e dhënë edhe i ka shprehur keqardhje familjarëve të viktimave në urën e shembur në Gjenovë, e cila vrau më shumë se 31 persona.

“Milan, faleminderit që besuat në mua dhe për të gjithë mbështetjen. Jemi gati të fillojmë sezonin e ri”, ka shkruar francezi në Instagram.

“Unë jam duke menduar dhe u lutur për viktimat dhe familjarët e tyre të prekur nga kjo tragjedi”.

(Kosova Sot)